Disa tentim grabitje në Krushë të Madhe, gjuhet me armë zjarri

Tri shtëpi në Krushë të Madhe të Rahovecit u tentuan të grabitën mbrëmjen e djeshme. Hajnat madje shkrepën edhe armë derisa po iknin. Pronarët e shtëpive e  familjarët shprehen të shqetësuar meqë thonë se kjo situatë po përsëritet vazhdimisht. Policia po punon në zbardhjen e rastit

Të maskuar e të armatosur këta tre persona ia mësynë shtëpisë së familjes Behra në Krushë të Madhe mbrëmjen e së hënës.

Por të njëjtit nuk arritën as të depërtonin brenda meqë reagimi i familjarëve ishte i shpejtë.

“I kam parë në kamera të shtëpisë edhe e kam marr djalin edhe kam dal e kam mbyll derën e hymjes se u kanë pa çelës, e u kanë diku rreth ores 19:00, edhe e kam thirr burrin në telefon edhe ai ka ardh shpejt edhe kur i kanë parë dritat e veturës ata janë ik, me pa s’kemi parë asgjë ndonjë fytyrë, se të gjithë me maska, kanë pas maska”, ka thënë banorja e këtij fshati, Hajrie Behra.

Ajo tek shton se personat e njëjtë kishin tentuar të vjedhin edhe në muajin shkurt, thotë se janë të shqetësuar me këtë situatë.

“Shqetësuese është tepër se edhe na është e tepërt, po edhe fëmija e kanë marr më tepër”, ka treguar Behra.

Gjurmët e këmbëve nga kanë ikur vërehen qartë, e hajnat përdorën edhe armë duke shtënë në drejtim të nipit të Xhevxhet Nuredinit.

“I ka parë hajnat aty tu ik nëpër oborr të vllaut vet, pa banim është ajo shtëpia edhe ka dal prej kerrit e ka lënë kerrin edhe i kish shajt, edhe ata e kanë sha këta ja kishin kthyer, edhe e kanë gjujt, mtha kanë dasht mem vra”, ka shtuar Nuredini.

Edhe ai thotë se është shqetësuar shumë dhe se shpreson se organet e drejtësisë do të arrijnë të zbulojnë e arrestojnë të dyshuarit.

Me situatë të tillë u përballën edhe familja Shala po nga ky fshat i Komunës së Rahovecit.

Të njëjtit kishin qenë në udhëtim jashtë Kosovë, por ishin njoftuar nga fqinjët se shtëpia e tyre ishte tentuar të grabitet.

Familja, nuk ka dashur të flas për rastin duke thënë se ia kanë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse.

Policia ende nuk ka arrestuar askënd e thonë se po punojnë që t’i identifikojnë të dyshuarit.

“Ne vend të ngjarjes është gjetur edhe një gëzojë 9 milimetra, në konsulltim me prokurorin e shtetit është inicuar rast Grabitje në tentativë, aktualisht jemi duke mbledhur dëshmitë, duke analizuar dëshmitë e po ashtu duke intervistuar edhe persona”, ka thënë zëdhënsi i Policisë në Gjakovë, Sheremt Elezaj.

Një grabitje e armatosur ndodhi edhe javën e kaluar në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa kryerësit ende nuk dihen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika