Disenjatori me koleksione unike me motive shqiptare

Etnik Shala me krijime të reja për koleksionin që përfshin motivet shqiptare.

Etnik Shalanë emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagjini

Nisi që i ri të merret me artin dhe të bukurën, për të vazhduar që me sukses ta jetësoj këtë dhunti me kreativitet në dizajn e stilizëm. Ky është Etnik Shala, stilist disenjator, i cili në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagjini ka shpalosur edhe planet për të ardhmen.

Etnik Shala, merret për shumë vite me stilizëm, ndërsa dy koleksionet e fundit me kreacionet e tij, që janë prezantuar së fundmi kanë qenë me etnografi.

Projekti i parë i cili ishte garues, është prezantuar nga muza competition, javën e kaluar, projekt i krijuar nga unioni i Bashkive shqiptare.

Shala është shprehur i kënaqur me gjithë organizimin dhe rrjedhën e projektit por jo edhe me rezultatet dhe cmimet që janë shpërndarë.

Etnik Shala në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagjini

 

Etnik Shala në emisionin Drive on D, me Donika Hysenin, në radio Dukagjini

“Jemi mësuar që shqiptarët mos me qenë shumë të saktë në shpërblime dhe vlerësime. E unë duke u munduar ti qëndroj besnik emrit tim Etnik, kam punuar një koleksion unik, me motive shqiptare, duke arkivuar veshje të vjetra nëpër vende ku ka shqiptarë për të përditësuar veshjen tonë kombëtare dhe për këtë është zhgënjyes fakti që nuk vlerësohesh, e sidomos nga ata që e njohin punën tënde”, ka thënë Shala.

Duke folur për çmimin ndërkomëtar për koleksionin Marubi që ka marr nga GrandPrix, desenjatori Shala, ka thënë se ky është çmimi më i rëndësishëm deri më tash.

E inspirimin për të punuar gjëra të bukura e gjen në sfidat për ti treguar botës se prej nga është, kush është dhe çfarë ka punuar ndër vite.

Shala ka treguar se është duke u marr edhe me artistë, së fundmi ka pasur një bashkëpunim me këngëtaren Tuna, për veshje, regji dhe tekst.

Etnik Shala, për Drive on D, ka thënë se në shtator do të sjellë koleksionin e ri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika