Diskriminimi gjinor në RTK, reagon AGK-ja

AGK-ja ka reaguar në lidhje me moszgjedhjen e 3 gazetareve në pozita përkatëse ku ato kishin aplikuar, edhe pse kishin dalë me më së shumti poena

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar në lidhje me moszgjedhjen e 3 gazetareve Ilire Zajmi e Flora Masurica Durmishi dhe juristes, Mihrije Beiqi, në pozita menagjeriale, përkundër faktit se ato dolën me më së shumti poena.

AGK-ja ka thënë se ky është një rast i humbur që të promovohet barazia gjinore në RTK.

“AGK-ja, shprehet e zhgënjyer me diskriminimin gjinor që rezulton të jetë praktikuar ndaj gazetareve shumëvjeçare, Ilire Zajmi e Flora Masurica Durmishi dhe juristes, Mihrije Beiqi, të cilat nuk janë zgjedhur në pozitat përkatëse përkundër faktit që kanë dalë më të poentuarat në konkurset e hapura. AGK-ja, konsideron se ky është një shans i humbur për të promovuar barazinë gjinore në RTK nga ana e Bordit të këtij institucioni, që në përbërje reflekton barazi gjinor”, thuhet në postimin e AGK-së.

AGK-ja bën thirrje duke thënë se “RTK-ja, duhet të motivojë gratë për të konkurruar në pozitat më të larta, dhe t’i bëjë ato pjesë të barabartë të vendimmarrjes, duke njohur kështu kontributin e jashtëzakonshëm që ato kanë dhënë ndër vite për zhvillimin e Transmetuesit Publik”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika