Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej të ishte i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.
Kjo pasi, sipas tij, Kurti do të duhej të jepte llogari për “degradimin e sistemit shëndetësor” në Kosovë.
“Në këtë debat do të duhej të ishte prezent Albin Kurti…për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër, edhe si kryetar i Komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do të duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazitë e pakënaqësitë e pacientëve e profesionistëve shëndetësorë” ka deklaruar Haxhiu.