Diskutohet ndikimi i liberalizimit të vizave për bizneset nga Kosova

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare sot mban konferencën “Ndikimi i liberalizimit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova"

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare mban konferencën “Ndikimi i liberalizimit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova”.

Në këtë konferencë do të mbahen disa panele diskutimi, ku pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të nivelit të lartë politik sikur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ambasadori gjerman Jörn Rohde dhe përfaqësues të organizatave sikur IOM Kosova, GIZ, Friedrich Ebert Stiftung dhe të tjera.

“Kjo konferencë organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM) dhe Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), si dhe Kantar (Index Kosova)”, njofton OEGJK.

Sipas njoftimit, kjo konferencë do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 14:30.

Kjo është agjenda e kësaj konference:

  • 09:00 – Fjalët hapëse nga Anna Rostocka (IOM) dhe Hakan Ejdervik (Zyra e BE-së)
  • 09:20 – Paneli i parë i diskutimit “Liberalizimi i vizave mobiliteti i punës”
  • 10:20 – Paneli i dytë i diskutimit “Implikimet ekonomike i rritjes së mobilitetit të punës”
  • 13:00 – Paneli i tretë i diskutimit “Përgjigjet e politikave dhe rekomandimet”
  • 14:00 – Vizioni strategjik – Folës Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë
  • 14:30 – Vërejtjet mbyllëse

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika