Distria fiton për 30 sekonda, kualifikohet në raundin e tretë

Distria Krasniqi arriti të mposhtë xhudisten nga Taipei Kines, Lin Hsuan Hsu, për vetëm 30 sekonda lojë duke u kualifikuar kështu në raundin e tretë





Distria Krasniqi ka kaluar pa probleme pengesën e parë në Botërorin e xhudos.

Krasniqi arriti të mposhtë xhudisten nga Taipei Kines, Lin Hsuan Hsu, që fitoi me Ippon për vetëm 30 sekonda luftë.

Kategoria në të cilën u zhvillua rundi ishte deri në 52 kilogramë.

Kësisoj Distria e nisi fuqishëm luftën dhe shpejt arriti të triumfojë.

Vlen të theksohet se Distria Krasniqi po udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi në këtë Botëror.

Distria Krasniqi ka qenë xhudistja kosovare që garoi e para në kampionatin botërorë. Kështu në vitin 2019 ajo ka arritur të mposhtë Laura Martinez Abalenda dhe ka siguruar medaljen e bronztë.

Edhe tre vite më parë Krasniqi ngjashëm ka fituar për vetëm 30 sekonda lojë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika