Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në garën më prestigjioze të xhudos në Paris

Distria Krasniqi e ka vazhduar në formë të lartë paraqitjen e saj, në garën më prestigjioze të xhudos në Paris, kësaj radhe xhudistja pejane pasi arriti të triumfoj fuqishëm në finale ka rrëmbyer medaljen e artë

Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun “Grand Slamin”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Distria nuk ndalon duke bërë krenar shtetin e saj, kësaj radhe duke fituar medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionia olimpike arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Këtu më poshtë keni momentet e shkëlqimit të kampiones olimpike, në Grand Slamin të xhudos, në Paris. Me tri fitore, ajo arriti në finalen fituese për të, para dhjetëra e mijëra tifozëve.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika