Distria Krasniqi kalon në çerekfinale në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Xhudistja Distria Krasniqi sot ka nisur me sukses garën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale.

Xhudistja kosovare mposhti me Ippon xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.

Kështu, Krasniqi e kaloi me shumë lehtësi raundin e dytë, duke treguar formë të mrekullueshme.

Kampionia olimpike në çerekfinale do të përballet me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.

Ndryshe, pak orë para fillimit të shfaqjes së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese.

Osmani po ashtu e pati edhe një porosi për të.

“Kampione, shkëlqe sërish! Ngrite lart flamurin e Kosovës!”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Ndryshe, Lojërat Olimpike “Paris2024” po mbahem nga data 26 korrik deri 11 gusht 2024 në Paris, Francë. Ekipi kosovar do të ndeshet në datat 28 korrik deri 1 gusht 2024.

Kosova do të garojë me Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika