Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike
Krasniqi ka fituar me “Ippon” ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo.

Ajo është shumë pranë medaljes olimpike, pasi i duhet vetëm edhe një fitore.

Kundërshtarja e saj në gjysmëfinale do të jetë Odette Giuffrida, nga Italia, e cila mposhti në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria.

Ndryshe, ajo në paraqitjen e saj të parë në “Paris 2024” e siguroi fitoren për vetëm 37 sekonda, ku me Ippon mposhti kundërshtaren e saj nga  Indonezia, Maryam March Maharani.

Kështu, Krasniqi e kaloi me shumë lehtësi raundin e dytë, duke treguar formë të mrekullueshme.

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Për fitoren e saj të parë iu gëzuan edhe krerët e shtetit, ku Osmani tha: E arta jonë, Distria, Bravo

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar për fitoren e Distria Krasniqit, madje Kurti u shpreh i “habitur” se si xhudistja kosovare ka arritur suksesin e saj për vetëm 39 sekonda.

Kurti: Distria Krasniqi, Republika e Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika