Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur në finale të lojërave mesdhetare "Oran 2022". Kampionia olimpike arriti të mposhtë spanjollen, Ana Perez. Ndërsa, xhudistet Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha kanë humbur betejën në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Distria ka arritur edhe fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” dhe tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.

Pas kësaj fitore, Krasniqi do ta kërkojë fitimin e medaljes së artë.

Ndërsa, xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq ka pësuar humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, të cilat po mbahen në Algjeri.

Erza Muminoviq ka pësuar humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Muminoviq e kishte nisur mirë garën, në meçin e parë pas një lufte që zgjati 10 minuta në kategorinë deri në 48 kilogramë, e që mposhti me ‘ippon’ xhudisten turke, Gulkader Senturk.

Megjithatë, xhudistja kosovare ishte e pafat dhe humbi në ndeshjen çerekfinale.

Ajo u mposht nga francezja Melanie Vieu, por që garën e vazhdon për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.

Muminoviq kishte kaluar në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, pas fitores në raundin e parë të garave.

Po ashtu, xhudsitja Flaka Loxha, mposhtet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit

Xhudsitja Flaka Loxha, mposhtet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit. Ajo nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Loxha u mund me Ippon nga italiania Giulia Caggiano në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Ajo megjithatë ka ende shpresa për të fituar medalje pasi atë mund ta kërkojë përmes repesazhit.

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika