Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, këtë të enjte, do të mbajë tubim në Komunën e Shtimes, në ditën e 13-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Tubimi pritet të zhvillohet në Sallën e Sporteve të Shtimes, ku Hamza do të prezantojë vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës.
Ky tubim me qytetarë do të zhvillohet nga ora 17:00.