Dita e 19-të e barrikadimit të veriut

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen. Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e "Boshnjakëve", ndërsa tjetrën në Zveçan. Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdare, për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga kufiri

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve FOTO: RTV Dukagjini

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e “Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan, te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Po ashtu, në mesnatën e së martës, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdar, për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga kufiri.

Kështu njoftoi mbrëmjen e 27 dhjetorit, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.

Merdarja – një prej pikëkalimeve kufitare me Serbinë – përdoret në masë të madhe nga diaspora kosovare për hyrje-dalje nga Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare”.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPJD udhëzon qytetarët që tashmë kanë hyrë në Serbi, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut -pikëkalimi kufitar i Preshevës – përmes Shkupit.

Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare, MPJD kërkon nga bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika