Dita e çlirimit në Mitrovicë “nuk” erdhi me kohë

12 qershori në shumicën e qytetëve të Kosovës zbardhi me trupat e KFOR-it duke i dhënë fund fushatës së bombardimeve dhe duke ndaluar gjenocidin që po ushtronte shteti i Serbisë ndaj popullsisë civile. Realitet ndryshe përjetuan qytetarët e Mitrovicës, të cilët tek më 17 qershor u takuan me trupat e KFOR-it francez. Qytetar që jetojnë afër urës së Ibrit dhe fotoreporte të luftës tregojnë përballjen me forcat policore serbe të cilët edhe më 12 qershor ishin të pranishme në qytet, e po ashtu edhe përpjekjet e shqiptarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre në veri, por pa sukses

Pamje nga Mitrovica e Veriut

“Unë jam gjeneral major Bristuqa. Komandant i KFOR-it. KFOR-i është në mandatin e OKB-së për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Trupat e mi janë të gatshëm për të ndërhyrë dhe për të parandaluar çdo veprim”.

Ky radio mesazh i KFOR-it, paradoksalisht merr kuptim vetëm nëse udhëton në drejtim të Mitrovicës.

Këtu forcat e KFOR-it hyrën të fundit, por ende janë të pranishëm në rrugët e qytetit, sidomos në afëri të lumit Ibër, që ndanë qytetin në dy pjesë.

Më 12 qershor në Kaçanik zbarkuan trupat e NATO-s, por në polin tjetër shumë vonë.

Megjithatë dita e çlirimit gëzoi zemrat dhe trimëroi këmbët e mitrovicasve, që ishin dëbuar me dhunë nga komunat veriore.

Urën e Ibrit atë kohë 12 vjeç nga kureshtja për pjesën tjetër të qytetit e kishte kaluar Muharrem Vojvoda por u përballë me realitetin.

“Në fillim qytetarët vetëm se kanë filluar të kthehen edhe në veri në banesat e tyre po qysh në ditët e para ka dalur një grup serbësh diku rreth 100 persona edhe kanë filluar me i legjitimu qytetarët. Do të thotë mos me i leju me dalë mua më ka ndodhë kur kam shku me prindin edhe kjo ka qenë e çuditshme pasi që u çliruar krejt Kosova, e kanë ndalur prindin tim i kanë thanë okej le të shkon ky fëmiu ti kthehu”, ka thënë Vojvoda.

Kjo nuk ishte vizita e vetme me të cilën perdja që ndante dy pjesët e qytetit iu “përplasë në fytyrë”, Vojvodës.

“Kam arritë me shku me ble ushqim deri lartë, edhe përveç grupacionet që kanë qenë këtu në fillim kanë qenë edhe më lartë grupe nga 20 persona. Kam shku me ble bukë kam qenë duke u kthyer edhe shumë persona kanë filluar me më sha edhe kërcënu, hup ti çka po do këtu ti je shqiptar, edhe pse kam qenë fëmij në atë kohë. Prindi më ka sugjeru që më të mos shkoj edhe nuk kam shku”, ka shtuar Vojvoda.

Krahas luftës së UÇK-së për të shpëtuar civilët, më 17 qershor shpresa se kaosi do të merrte fund zbarkoi bashkë me trupat e KFOR-it francez. I pranishëm atë kohë, dëshmi të gjalla ri-sjellë, Izedin Krasniqi, fotoreporter i luftës.

“Qyteti ishte pothuajse i djegur i zbrazët me pak banorë, ishin vendosur forcat e KFOR-it afër stacionit, mirëpo forcat serbe ishin ende aty ishin në tërheqje e sipër ishte një kaos i vërtetë, tek tre soliterat gjujshin me armë hedshin gjësende prej banesave ishte një kaos i vërtetë”, ka thënë Krasniqi.

Tensione e gjuajtje me armë më 29 maj të muajit të kaluar kishte edhe në Zveçan. Kësaj radhe viktima të protestuesve të maskuar ishin 30 ushtarë të KFOR-it, disa nga të cilin ishin në rrezik për jetë. Në javën e tretë të protestave, në këtë komunë, në Zubin Potok dhe në Leposaviq nuk është raportuar gjatë ditës ndonjë incident.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika