Dita e Dëshmorëve, Rama: Të paharrueshmit dëshmorët tanë

Përkujtimi për të rënët e Shqipërisë

Dita e Dëshmorëve ose më sakt 5 maji, është data ku përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Këtë datë të rëndësishme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai përulësisht ka thënë se ata e deshën atdheun andaj edhe ranë dëshmor.

“Të pa harrueshmit dëshmorët tanë” ka shkruar, Rama.

Vrasja e Qemal Stafës, ish sekretarit politik i të rinjëve komunist, më 5 maj të vitit 1942, mbeti e caktuar si Dita e Dëshmorëve, në nderim të veprës së tij.

Në këtë datë kujtohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë, e në përkjtim të tyre, në datën e 5 majit, në Shqipëri organizohet çdo vit ceremoni përkujtimore nga institucionet qendrore dhe lokale, organizatat e shoqërisë civile si dhe organizatat e dëshmorëve në Shqipëri.

Përulje për Dëshmorët e Kombit Shqiptar ka shfaqur edhe Ramush Haradinaj, ku përmes një postimi në Facebook, shihet në vizitë tek varrezat.

“Përulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre, në të gjitha epokat,” është shprehur ai.

Një reagim tjetër është bërë edhe nga Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili është shprehur se nuk ka fjalë që të përshkruhet madhështia e të rënëve, që dhanë jetën e tyre për liri.

“Asaj sakrifice heroike që i jep kuptim të tashmes i përulemi përjetësisht me respektin më të madh,” u shpreh Ahmeti përmes postimit të tij në Facebook.

Gjithashtu ai shtoi se në këtë datë përkujtimi të duhet atdheu nga të gjithë, njësoj si ata që dhanë jetën për liri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika