Dita e dhjetë, barrikadat serbe ende në rrugë

Është dita e dhjetë e barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës

Barrikada në lagjen Berxhane, në Zveçan

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, ka hyrë në ditën e dhjetë. Arsyeja për vendosjen e barrikadave nga serbët, është arrestimi i ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

Një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila të shpjerë për në Zveçan.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime nga ana e Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX-it.

Të dielën, një grup i protestuesve ekstremistë serbë kanë thyer kordonin e parë të Policisë serb, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili ishte vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Në kufi me Serbinë, kishin dalë njësitë e KFOR-it, të cilët i kishin shtuar forcat për ta parandaluar një eskalim të mundshëm të gjendjes.

Por, protestuesit anës tjetër të kufirit, u dorëzuan dhe u shpërndan pa ndonjë incident të madh.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika