Dita e dytë e Panairit, “Shtëpia botuese Dukagjini” vazhdon me zbritje

Nën moton “Përgjigjja është libri’’, hapi dyert gjatë ditës së djeshme Panairi i 24-t i Librit në Prishtinë. Shtëpia më e madhe botuese në Kosovë “Dukagjini” po vazhdon me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në këtë panair

"Dukagjini"

Është dita e dytë e Panairit të 24-t të Librit në Prishtinë, që ditën e djeshme u hap nën moton “Përgjigja është libri”.

Shtëpia më e madhe botuese në Kosovë “Dukagjini” po vazhdon me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në këtë panair.

  • 30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
  • 40% zbritje në kolanën “Anima”; dhe deri në
  • 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.

Në ofertën e “Dukagjini”-t, ju mund të gjeni tituj të përzgjedhur të librave nga fusha të ndryshme; letërsia, filozofia, sociologjia, kritika, biografitë e deri te librat për fëmijë. Jua rikujtojmë se shtëpia botuese “Dukagjini” vjen me 35 botime të reja, prej të cilave 14 janë botime ekskluzive për këtë Panair. Kjo dëshmon punën e palodhshme të ekipit të shtëpisë sonë botuese drejt qëllimit të vetëm – pasurimit të botës letrare e intelektuale.

“Dukagjini”

E njohur për kolanat e saj klasike si “Fryma”, “Rozafa” dhe “Balkan Books”, në dy vitet e fundit, kjo shtëpi botuese ka zgjeruar gamën e saj me kolanat: “Anima”, “Magnum opus”, “Evropa kreative”, “Klasikët”, serinë e “Lektyrave shkollore” dhe serinë e librave të nobelistit Hermann Hesse, si dhe botimet e veçanta të autorëve të huaj e shqiptarë, për të rritur dhe fëmijë. Secila kolanë është pasuruar me tituj të rinj dhe shumë të veçantë që presin të shfletohen nga ju.

“Ikona e përhershme që i shton hijeshi Panairit”

Shtëpia botuese ofron edhe botime të reja nën imprintin “Lekë”, për të interesuarit e ndjekësit e librave më të fundit, nga fusha të ndryshme.

Shfrytëzoni këto oferta të kufizuara dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje me vlerë të veçantë letrare e kulturore. Mos harroni ta vizitoni stendën “Dukagjini” në Panairin e Librit në Prishtinë dhe të shfrytëzoni këtë mundësi të shkëlqyeshme për ta zgjeruar koleksionin tuaj të librave!

Kjo ofertë është një shenjë e qartë e angazhimit të “Dukagjini” në promovimin e leximit dhe kulturës së librave në Kosovë.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju mirëpret në shtandin e saj!

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika