Dita e dytë e Seminarit Rose-Roth nis me adresimin e Kurtit

Pas fjalës së Osmanit në ditën e parë të Seminarit Rose-Roth, dita e dytë pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Albin Kurti

Seminari Rose-Roth

Seminari Rose-Roth shënon ditën e dytë të punimeve të tij, ditë në të cilën pritet të adresohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përgjatë të shtunës dhe njëherit, ditës së parë të këtij seminari, morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, seminari u hap nga kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kërkoi mbështetjen e vendeve ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në mënyrë që Kosova të arrijë të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

“Kosova është anëtare e familjes euroatlantike, e përkushtuar për partneritet dhe aleancë. Kjo është ajo pse pavarësisht ku shkoj dhe me kë takohem si presidente e Kosovës, ndajmë të njëjtat shqetësime dhe të njëjtat konkulizone”, kishte deklaruar Osmani gjersa theksoi “Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne nuk jemi ende pjesë e Partneritetit për Paqe, Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtare dhe për të kontribuuar në këtë drejtim, për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë antarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”.

Osmani ka cilësuar Kosovën si një ndër vendet me intervenimin më të sukseshëm ndërkombëtar ushtarak të NATO-s.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u fokusua në agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ky agresion ka shkaktuar në të gjithë sigurinë globale gjersa theksoi edhe rëndësinë e NATO-s në sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veriatlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO“, theksoi Konjufca.

Seminari numërohet të ketë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe atij të Kuvendit të Kosovës. Ky seminar është i dyti i llojit të tij në Kosovë, i cili pritet të zgjasë tri ditë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika