Dita e dytë e zjarrit në fabrikën e përpunimit të plastikës në Drenas

Edhe gjatë së martës, 24 orë pas shpërthimit të zjarrit, zjarrfikësit kanë vazhduar intervenimin në dy objektet e fabrikës së përpunimit të plastikës, në Parkun e Biznesit në Drenas. Shefi i Zjarrfikësve në Drenas tregon se pjesë e brendshme e objekteve është dëmtuar në masë të madhe, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, premtuan se me aq sa kanë mundësi do t’i dalin në ndihmë këtij biznesi

Çdo tetë orë, janë ndërruar ekipet, ndërrimi i tretë po e vazhdon punën por ende nuk po arrinë të përfundojë betejën me zjarrin.

Tymi i zi vazhdon të dalë nga Parku i Biznesit në Drenas, shkrumb e hi është bërë pothuajse gjithçka në dy objektet e kompanisë së përpunimit të plastikës

As pas 27 orëve punë, zjarrfikësit, nuk kanë arritur ta lokalizojnë plotësisht vatrën e zjarrit. Zona mbetet e mbyllur për qarkullim, ndërsa Policia e Kosovës po e siguron perimetrin.

Përkundër vështirësive, Shefi i Zjarrfikësve në Drenas beson se gjatë ditës do të kenë sukses.

“Ne jemi duke e përdorur si materie të dëshirueshme për shuarje ujin, kemi përdorur edhe shkumë, rreziku mund të them është i madhe nëse hyjmë brenda në objekt për shkak se është, dëmtuar objekti në masë të madhe, ka llastrat “llamarinë” që mundet me na ra poshtë”, ka thënë Afrim Gjeli.

Sa është vlera e dëmit ende nuk dihet, por përfaqësuesit e institucioneve zotohen se me aq sa kanë mundësi do t’i dalin në ndihmë kompanisë.

“KIESA përmes ministrisë së Industrisë, mbetet në dispozicion në qoftë se merret ndonjë vendim në nivel të vendit, ose në ndonjë institucion përkatës do ta mbështesim, dhe do të jemi të gatshëm brenda kuadrit ligjor aq sa jemi të lejuar dhe të mundshëm, ne do të jemi në mbështetje të bizneseve dhe në veçanti të biznesit në fjalë i cili është mjaft i vështirë për ta”, ka thënë Zef Dedaj, kryeshef i KIESA, ministria e Industrisë.

Për shkaqet që e shkaktuan zjarrin ende nuk ka ndonjë raport zyrtar. Ajo çka dihet është se kompania ka rreth 60 punëtorë dhe merret me përpunimin e plastikës. Gjatë së hënës zjarrfikësve në ndihmë i kanë dalë edhe ekipet e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika