“Dita e Forcës”, Osmani e Kurti premtojnë kushte më të mira për FSK-në

Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur dyert e saj me rastin e Ditës së Forcës për të demonstruar pajisjet, armatimin e aktivitetet e saj për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kazermën “Adem Jashari” e vizituan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti me ç’rast, u premtuan kushte më të mira për pjesëtarët e FSK-së

Mes qindra qytetarëve që këtë të hënë qëndruan në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ishte edhe Ibrahim Xhaka.

“Dita e Forcës”, ku FSK hapet para qytetarëve, për të, ka sjellë nostalgji, meqë ka bartur uniformën deri në pensionim.

“Kam një ndjenjë të madhe kur i shoh me uniforma të mira këta djem e vajza e krenohem dhe jam shumë i kënaqur kur i shoh këto pajisje që janë të mira e të prodhimit modern që i shërbejnë një ushtrie siç është ajo e Kosovës”, ka thënë Ibrahim Xhaka, qytetar.

Krenare me arritjet e FSK-së u shpreh edhe komandantja supreme e ushtrisë, presidentja Vjosa Osmani.

Ajo premtoi kushte më të mira për ushtarët.

“Si komandante supreme e kësaj ushtrie kudo në çdo cep të botës shihet se me sa admirim vlerësohen sukseset e kësaj ushtrie, prandaj jam jashtëzakonisht krenare për të. Së bashku me institucionet Do të punojmë që të krijohen kushte sa më të volitshme të mirëqenies, të trajnimeve e shkollimit shtesë, shëndetësore në mënyrë që çdo ushtar të ketë motiv të punojë me vullnet për ushtrinë tone”, është deklaruar Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Përpos lëvdatave për FSK-në, kreu i ekzekutivit tha se FSK e ka pasur mbështetjen e Qeverisë.

“Qeveria në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimit të oficerëve tanë jashtë vendit. Për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

I pranishëm në këtë ditë feste ishte edhe Minsitri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, por i njëjti nuk u deklarua për media.

Në “Ditën e Forcës” FSK hap dyert e saj në të gjitha kazermat në qytete duke mirëpritur qytetarët në ekspozimin e pajisjeve, armatimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika