Nga Fushë Kosova, Arditi Shala, e morri rrugën për në Vushtrri.
18 vjeçari që është në përfundim të shkollës së mesme e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij, dhe rruga që bëri këtë të mërkurë, lidhej edhe me synimet e tij për të ardhmen.
Ai sot i është bashkuar Akademisë së Kosovës për Siguri pikërisht në ditën e Informimit për Komunitete, pjesë e njërit prej të cilëve është.
Ëndërr e ka uniformën e ushtrisë, e luftën e ka kundër diskriminimit të tij dhe komuniteteve të tjera.
“Kam ardhë për shkak se kam dashtë me pa kryeministrin e Kosovës, duke treguar disa gjëra rreth komuniteteteve, psh respektin ndaj nesh, po ashtu edhe mosdiskriminimin, moslejimin e diskriminimit të komuniteteve romë, ashkali egjiptasë…. Kam dëshirë me kanë pjesë e forcave të Sigurisë së Kosovës, po ashtu jam edhe në atë drejtim duke vazhdu dhe shpresoj sa më shpejt”, ka thënë Shala.
Thirrjen që pjesëtarët e komuniteteve t’i bashkohen institucioneve të sigurisë, e përcolli edhe kryeministri Kurti, që ishte pjesë e kësaj ngjarjej.
“Në sallë të kësaj akademie ju e keni sloganin ‘Policia janë populli dhe populli është Policia’, e kjo vlen edhe për doganat, shërbimin korrektues, sprovues e të gjithë ata që menaxhojnë situata emergjente andaj është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë në Kosovë të jenë të përfaqësuar dhe të kontribuojnë në shtetin tonë”, ka thënë Kurti.
Pasi Kurti numëroi sukseset që policia ka arritur gjatë mandatit të tyre, përfshirë shkatërrimin e 100 grupeve kriminale, dhjetëra laboratëve të drotës e arrestimit të afër 4 mijë personave, një mesash për pjesëtarë të komuniteve ka pasur edhe Ministri Xhelal Sveçla.
“Diversiteti është vlerë, andaj jam i lumtur që në Policinë e Kosovës dhe jo vetëm kemi përfaqësim nga të gjitha komunitetet. Në agjencinë e menaxhimit të emergjencave, në inspektorat policor, në agjencinë e regjistrimit civil, në administratë publike, dhe këtu ku jemi mbledhur sot në Akademi. “, ka thënë Sveçla.
Para të rinjëve të interestuar foli edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, që Akademinë e cilësoi si simbol të bashkimit, për një përparim e zhvillim dhe për të ardhmen.