Dita e Kushtetutës, Tahiri: U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se ekzekutivi kosovar e ka shkelur aktin më të lartë juridik të shtetit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se marrëveshja e arritur së fundi në Ohër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka asnjë referencë të Kushtetutës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri teksa ka kujtuar Ditën e Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se ekzekutivi kosovar e ka shkelur aktin më të lartë juridik të shtetit.

“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë, madje as për Asociacionin [e Komunave me shumicë serbe] dhe vetmenaxhimin për pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, shkroi ajo.

Të dielën, janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Në Kushtetutën e Kosovës një pjesë e madhe rrjedh nga Plani i Martti Ahtisaarit, duke u dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8, ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika