Dita e nëntë, barrikadat serbe ende në rrugë

Disa nga rrugët në veri të Kosovës janë të bllokuara për gati nëntë ditë me radhë, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës. Ndërkaq, për t'u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime nga ana e Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX-it

Barrikadat në Veri

Disa nga rrugët në veri të Kosovës janë të bllokuara për gati nëntë ditë me radhë, të cilat erdhën si pasojë e arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.

Një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila të shpjerë për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës, të shtunën e 17 dhjetorit.

E për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime nga ana e Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX-it.

E sa i përket barrikadave në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat, dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

“Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet”, ka thënë ai.

Kësaj deklarata i është përgjigjur Lista Serbe, duke e parë kinse si kërcënim. Sipas saj, deklarata e ministrit Sveçla tregon “gatishmërinë për përdorim të dhunës”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen dhe popullin tonë nga sulmi nga Prishtina, por nëse njësitë e Kurtit tentojnë të përdorin dhunën për të hequr barrikadat, do të marrin përgjigjen e popullit serb që e meritojnë”, thanë nga Lista Serbe.

Ndryshe, KFOR-i ka bërë të ditur se janë duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe kanë aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Ekipi i gazetarëve të terrenit të RTV Dukagjinit, të cilët po raportojnë nga veriu, kanë bërë të ditur se mbrëmja e së shtunës së 17 dhjetorit ishte e qetë në pjesën veriore të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika