Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka vendosur të mos bashkëpunojë me Qeverinë për organizimin e festimeve të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Sipas OVL e UÇK-së, Qeveria aktuale nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me organizatën dhe ka vepruar në mënyrë që, sipas tyre, ka dëmtuar të drejtat e veteranëve të luftës.
Vendimi është kritikuar nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka quajtur atë të ngutshëm dhe të motivuar politikisht.
Ai ka theksuar se këto data historike i përkasin gjithë qytetarëve dhe se veteranët duhet të respektojnë shtetin pa u rreshtuar politikisht.
Haradinaj ka shtuar se asnjë organizatë nuk ka të drejtën ekskluzive mbi këto data historike dhe se ato i përkasin të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“As organizata e veteranë, as kryesia e veteranëve, askush në Kosovë nuk e ka të drejtën e vetme të posedimit të këtyre datave. Dita e Pavarësisë nuk iu takon vetëm veteranëve të UÇK-së, dhe as manifestimet e familjes Jashari. Nuk iu takojnë as vetvetes sepse familja ashari ka dashtë me dal prej vetvetes, kas dashtë me dal prej Prekazit sikur shumë familje te tjera që kanë prej vetvetes. Kështu heronjtë dhe këto data iu takojnë edhe atyre që s’kanë luftuar.
Iu takojnë edhe atyre veteranë që nuk mendojnë në mënyrë partiake sikur këta. Skano ideologji partiake.
Kjo i bën këta që të rreshtohen rreth një mendimi partiak, që organizata e veteranë duhet ta ketë të ndaluar.
Kështu që unë mendoj që është një vendim i ngutshëm. Në esencë e kanë menduar drejte, me revoltën. Por mendoj që as nuk e kanë mandatin e as të drejtën me ia ndalu dikuj prej veteranëve.
Vetëm nuk duhet të iu takojnë ideve partiake. Veteranët detyrën e parë dhe parësore e kane respektimin e shtetit. Dhe prandaj ne nuk guxojmë me dal kundër shtetit tonë, kushdo qoftë ai që është. Është vendim frikacak. Sepse këta nuk kanë guxim me u ballafaqu me krejt këto që po i akuzojnë. Sepse me u ballafau, këta nuk duhet me i ngri marrëdhëniet, për duhet me i shkri. Dhe përditë me ia nxënë derën. Prandaj janë dal me këtë vendim, me fjalë të mëdha e punë kurgjo hiç”, ka thënë Haradinaj në FIVE.