Dita e Pronësisë Intelektuale, vlerësohet se Kosovës i nevojitet përmirësim

Në ditën e pronësisë intelektuale është vlerësuar se Kosovës i nevojitet përmirësim nën kornizën institucionale. Gjersa konsiderohet si hallkë e rëndësishme në ekonominë e vendit, njohës të fushës thonë se zhvillimi i ritmit të pronësisë intelektuale është më i ulët në Kosovë sesa në vendet në rajon

Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës “Pjetër Bogdani"

Në çdo shtet demokratik, çdo krijim i individit mbrohet me ligj. Më ndryshe nuk është as Kosova, e cila po ashtu i kushton vëmendje pronësisë intelektuale.

Mirëpo, në ditën ndërkombëtare të saj, legjislacioni i pronësisë intelektuale në Kosovë vlerësohet se ka nevojë për përmirësim.

“Është legjislacion solid që ofron të drejta të pronësisë intelektuale. Korniza institucionale është ajo ku duhet të mbulohet pak më shumë. Ne kemi institucione përkatëse megjithatë konsideroj që këto institucione mund të zhvillohen edhe më shumë sidomos në kapacitetin sidomos në aspektin e burimeve njerëzore dhe në përcjelljen më të mirë të praktikës evropiane”, ka thënë ekspertja për pronësi intelektuale.

Zejnullahu, e cila është eksperte për pronësi intelektuale dhe të drejta tregtare e biznesore, tregon për rëndësinë që ka pronësia intelektuale.

“Janë të rëndësishme sepse krijimi i mbrojtjes adekuate të drejtave të pronësisë intelektuale do të inkurajoj këta individ të hulumtoj më shumë. Ato e nxisin hulumtimin, e nxisin inovacionin, ofrojnë satisfaksion financiar sepse krijuesi fiton nga vepra e vet dhe rrjedhimisht, përveç që fiton vet dhe i përjashton të tjerët për të fituar jashtëligjshëm në bazë të legjislacionit”, ka shtuar Zenjullahu.

Zejnullahu vlerëson se Kosova ka progres më të ngadaltë në zhvillimin e ritmit të pronësisë intelektuale me vendet në rajon, gjersa thekson se në këtë ndikuan rrethanat e viteve të 90-ta.

Sipas saj, pronësia intelektuale ndihmon gjithashtu në tërheqjen e investimeve të huaja.

Pronësia intelektuale i referohet krijimeve të mendjes, si shpikjet, veprat letrare dhe artistike, dizajnet dhe simbolet, emrat dhe imazhet e përdorura komercialisht.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika