Po vazhdon greva e rreth 250 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës Studentore, që po kërkojnë paga më të larta. Grevën, që ka hyrë në ditën e shtatë, ata janë shprehur të vendosur ta vazhdojnë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Tash e tri dekada është pjesë e stafit teknik në Fakultetin Teknik në Universitetin e Prishtinës, por Behgjet Vuthaj, tash e shtatë ditë nuk qëndron në vendin e tij të punës.
Mos realizimi I kërkesës së tyre për rritje page tash e një kohë ka bërë që ai dhe 249 punëtoret e tjerë të UP-së e atyre të Qendres së Studentëve, të fillojnë një grevë.
“Çmimet janë rrit shumë pagat nuk janë ngrit, paga që është propozu nga Universiteti është shumë e vogel”, ka thënë Behgjet Vuthaj- Punëtor teknik në UP.
Gjendja është e ngjashme edhe në Qendren Studentore, por grevistët atje thonë se pronari i kompanisë që i ka punësuar, ka bërë zgjidhje.
“Na ka thanë me punu na s’kem pranu, ai po bjen punëtore dhe po punojnë në vend tonë këtu”, është shprehur Fatmire Gjatolli-Punëtore në Qendrën e Studentëve.
Ata gjatë ditës u vizituan nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Sektorit Privat, Jusuf Azemi, që konfirmoi se janë duke vazhduar negociatat me UP-në, por ende nuk ka diçka zyrtare.
“Dje është marr një vendim që keta punëor për tre muj të vazhdohet më pagen 350 euro bruto, është faz kalimtare që pas tre- katër mujsh duhet të negocohet kjo pag, kjo është një ofert e njeanshme, tek punëtoret teknik është paga 300 euro, derisa tek punëtoret mjeshter kjo shumë është për 100 euro me e madhe”, ka deklaruar Jusuf Azemi- Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.
Para grevisteve, ai tha se është anuluar edhe tenderi i UP-së që synonte t’i ngriste pagat, informacion që nuk është konfirmuar nga ana e këtij institucioni.