Këtë të hënë, partitë politike në Kosovë kanë hyrë në ditën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të mbajë një tubim zgjedhor në Palestrën “Karagaç” në Pejë.
Aktiviteti fillon në orën 18:00.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në orën 13:00, do të mbajë një konferencë për media në selinë qendrore.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të vizitojë kooperativën “Krusha” në Krushë të Madhe, duke filluar nga ora 14:00.
Ndërsa, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë një takim me stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti nga ora 15:00.
Po ashtu, në ora 16:00, Abdixhiku do të bëj vizitë dhe takim me mësimdhënësit në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti.
Dhe më pas në ora 18:00, LDK-ja do të mbajë tubim elektoral në Kamenicë.
AAK-ja ka planifikuar një tubim zgjedhor në Gjakovë.
Ky aktivitet do të zhvillohet në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”, duke filluar nga ora 18:00.