Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë, organizohen gara profesionale të kërcimit në Ujman

Këtë të premte, në përkujtim të ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri, do të organizohen homazhe dhe një garë profesionale të kërcimit në Liqenin e Ujmanit në nderim të sakrificës së tyre

Foto ilustrim

E premtja e 26 korrikut shënon ditën përkujtimore të policëve të vrarë në krye të detyrës dhe 13-vjetorin e vdekjes së heroit Enver Zymeri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të organizohen aktivitete në kuadër të ditës memoriale për policët e rënë dhe përkujtimit të 13-vjetorit të rënies së policit Enver Zymeri.

Në këto aktivitete, do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Nga ora 10:00 do të mbahen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Ndërsa, në orën 13:00, homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, në Zupç, Zubin Potok.

Aktivitete do të zhvillohen edhe në veri, në orën 14:00 do të mbahen gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në Liqenin e Ujmanit, ura e parë.

Në 13-vjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e kontributit të tij në shpalljen e fitores për sovranitetin e Kosovës.

Ai ka kujtuar se Zymeri në kohën e rënies ishte në krye të detyrës, duke mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe duke shërbyer me guxim dhe përkushtim.

Kurti për Enver Zymerin: Hero i ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika