Dita Ndërkombëtare e Familjes, kërkohet shtim i familjeve strehuese e strehimoreve

FOTO: KP

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, nga organizatat dhe familjet strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, kërkohet më shumë mbështetje për këta fëmijë, por edhe shtim të familjeve strehuese, sidomos në komunat të cilat nuk kanë këso lloj familjesh.

Sfidat me të cilat po ballafaqohen këto OJQ, por edhe familjet strehuese, ato i paraqitën në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me ç’rast anëtarët e këtij komisioni shprehën gatishmërinë për mbështetje për të ecur përpara ligjet që rrisin mirëqenien e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, por edhe familjeve strehuese.

Drejtoresha e Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), Ibadete Krasniqi, u shpreh përmes fushatës me moton “Hape derën, qele zemrën, bëhu familje strehuese” kërkojnë rritje të numrave të familjeve strehuese.

Krasniqi theksoi se aktualisht familjet e tilla që strehojnë fëmijët pa përkujdesje prindërore nuk janë të shtrira në gjithë territorin e Kosovës.

Drejtoresha e OFAP kërkoi që sa më shpejt të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për strehim familjar.

“Qëllimi i kësaj fushate është që të bëjmë thirrje te të gjithë qytetarët që t’i  hapin dyert dhe zemrat e tyre dhe të mirëpresin fëmijët të cilët janë në nevojë, fëmijët pa përkujdesje prindërore”, theksoi ajo.

Remzie Krasniqi nga SOS Fshati derisa theksoi sfidat me të cilat ballafaqohen si familje strehuese, kërkoi nga shteti më shumë angazhim për t’u dalë në mbështetje këtyre fëmijëve.

Si sfidë kryesore ajo identifikoi mbështetjen për fëmijët pas moshës 18-vjeçare, për çka tha se në mungesë të mbështetjes nga institucionet, këta fëmijë në këtë moshë po braktisen përsëri.

Drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi, u shpreh se përmes shënimit të kësaj dite bëjnë thirrje për paraqitjen e familjeve të reja strehuese, sidomos në ato komuna ku nuk ka të tilla familje.

Familja strehuese nga Obliqi e përfaqësuar nga Fatmire Musliu, e cila theksoi se këtë mbrojtje për fëmijët pa përkujdesje e bënë në mënyrë vullnetare, vetëm që të jetë pranë kësaj kategorie të fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje.

Edhe Musliu kërkoi fuqizim të familjeve strehuese, me qëllim që edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore të trajtohen barabartë.

E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, u shpreh se për OJQ dhe familjet strehuese duhet të ketë mbështetje reale.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për t’i ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika