Dita ndërkombëtare e Muzikës, ndahen çmimet vjetore

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, u ndanë çmimet e vitit 2021. Në këtë ceremoni u ndanë, gjithsej, 8 çmime nga juria profesionale

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në Kino Armata, dhe filloi me performancën  e Orkestrës Simfonike të Gjakovës, dirigjuar nga profesor Pëllumb Vula.

Orkestra Simfonike, Dirigjent Pëllumb Vula

Ngjarja vazhdoi me ndarjen e çmimeve,ku çmimi për vepër orkestrale- simfonike dhe koncertale u nda për veprën “Constellation” me autor Drinor Zymberi dhe veprën “Viola Concerto” me autor Kreshnik Aliçkaj. Ndërsa, çmimi për vepër kamertale këtë vit iu nda Fjolla Gashit për veprën “Mystral” dhe Ersan Januzit për veprën “Chaos”.

Çmimet

Ndëkaq çmimi për vepër solistike dhe për duo iu nda dy kandidatëve, veprës “Fantasy” të autorit Mehdi Mengjiqi dhe veprës “Tah” nga autori Bardh Dubovci. Po ashtu, vepra “Mars” e Mehdi Mengjiqit u shpërblye me çmimin për vepër korale acapella, ndërsa për vepër korale me shoqërim instrumental çmimin e mori autori Hajrullah Syla për veprën “The Matamorphosis”.

Pjesë të jurisë profesionale ishin: Rafet Rudi, Vaso S. Tole dhe Ermir Bejo.

Fituesit e çmimeve

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe personalitete të tjera publike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika