“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e diversitetit, krijimin e mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjen e çdo qytetari në vendin tonë”.
Kështu ka shkruar Qeveria e Kosovës në ditën ndërkombëtare për eliminimin e diskriminimit racor.
“Jemi bashkë në angazhimet tona që askujt të mos i mohohen të drejtat për shkak të diskriminimit në bazë të racës, gjinisë, orientimit seksual, etnisë, gjuhës, besimit fetar, aftësisë së kufizuar, opinionit politik, origjinës kombëtare ose sociale”.
“Prandaj, në këtë ditë, e çdo ditë tjetër, le të rrisim ndërgjegjësimin dhe veprimet tona për parandalimin dhe eliminimin e diskriminimit në të gjitha format e tij”, thuhet tutje në postimin e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria njofton se platforma Kombëtare për Mbrojtjen nga Diskriminimi ofron qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.