“Ditë e madhe për shqiptarët!’’

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet që sot (e marte) më 19 korrik të hapin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë duke pritur prej vitësh një momentum të tillë, pasi që kanë plotësuar kushtet për hapin e radhës drejtë BE-së

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Bashkimit Evropian

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i është gëzuar nisjes së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama drejt Brukselit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

Ai këtë ditë e ka vlerësuar si “Ditë e madhe për shqiptarët!’’.

‘’Sot Shqipëria niset drejt Brukselit për të hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në familjen evropiane. Kjo ditë shprese duhet kremtuar nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Kjo ngjarje është hap i madh dhe fillimi i jetësimit të ëndrrës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”, ka shkruar ish ministri i jashtëm.

Postimi i ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj

Pavarësisht se sot do të filloj një rrugëtim i ri i Shqipërisë i cili do të hap kapitullin e fundit drejt integrimit në BE, ende nuk dihet se sa do të marrë kohë deri në kapitalizimin e integrimit evropian.

Nga Shqipëria do të kërkohen reforma cilësore në të gjitha fushat e identifikuara më parë, përkatësisht në pesë fusha, të cilat ende nuk janë plotësuar (administrata publike, sundimi i ligjit, korrupsioni, krimi i organizuar, të drejtat themelore).

Shqipëria është një kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga Qershori i vitit 2014, ndërsa është duke negociuar hyrjen e Shqipërisë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian që nga 24 Marsi i vitit 2020.

Nga ana tjetër, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka uruar Shqipërinë për arritjen drejt tavolinës së negociatave me BE-në.

‘’Çfarë momenti histori. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociata me BE dhe jam shumë e lumtur të jem këtu me ju. Ky është sukses i juaji dhe i qytetarëve tuaj. Keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. I keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm ku janë të detyrueshme por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës.’’- ka thënë ajo.

von Der Leyen, ka përmendur dhe tre pika të cilat janë në përfitim të shtetit shqiptarë.

“Gjëja e parë që do të përfitojë Shqipëria me hapjen e negociatave do të jetë përfshirja e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Emergjencave Civile për t’u përballur me zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore”.

“Pas Konferencës Ndërqeveritare sot, KE dhe ekipet negociuese do fillojnë punën, shqyrtimi do të jetë hapi i parë që do bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet evropiane”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen

Tutje ajo ka thënë se pika e radhës do të jenë ato që do të trajtojnë çështjet konkrete.

“Për shembull, Shqipëria do bashkohet me mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen që Shqipëria duhet të ketë mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspekte të tjera të dëmeve të tjera. BE do të jetë aty dhe do mbështesë sa herë do ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen e FRONTEX”.

von Der Leyen si pikë të tretë ka përmendur përfitimet që do t’i ketë Shqipëria gjatë integrimit në BE.

“Dhe pika e tretë është që përfitimet do vijnë teksa ju do keni rrugën drejt BE. Do ketë rritje të investimeve, do ketë bashkëpunime në fusha kyçe. Do maksimizoni impaktin e fondeve të BE, punësime të reja, mundësi të reja dhe pikërisht për këtë gjë kanë pritur kaq gjatë qytetarëve tuaj”, ka thënë presidentja e  KE-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika