Ditët e fundit të procesit, Kurti: Thirrja jonë për regjistrim vazhdon

Regjistrimi i secilit qytetarë është jetik për ta e për vendin dhe për planifikimin e të ardhmes, vlerëson kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditët e fundit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ka bërë thirrje që ata të cilët nuk janë regjistruar ta kryejnë këtë procedurë.

Ai ka njoftuar se mbi një milion e 420 qytetarë rezidentë janë regjistruar deri më tani.

“Teksa kemi hyrë në javën e fundit të procesit më të rëndësishëm për 10-vjeçarin e ardhshëm, thirrja jonë për regjistrim vazhdon. Të gjithë ata që nuk janë regjistruar deri më tani, në Kosovë e në diasporë, ju ftoj t’i shfrytëzoni këto ditë të mbetura deri më 17 maj”, tha Kurti.

Ai thekson se është jetik për ta e për vendin dhe për planifikimin e të ardhmes.

“Tashmë jemi në javën e fundit të procesit të regjistrimit të popullsisë. Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë në Kosovë. Regjistrimi i popullsisë, i secilit prej nesh, nuk është thjesht evidentim për statistika, por do të na shërbejë për politika të drejta e orientim të saktë, në vendimet e masat, projektet e investimet që do të ndërmarrim në 10 vjetët në vijim. Regjistrimi juaj është jetik për ju e për vendin, për planifikimin e të ardhmes sonë”, tha Kurti në një video të shpërndarë në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika