Dizajneri i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, ka shpalosur detaje nga jeta e tij profesionale, se si ka arritur të ketë sukses në fushën e modës që nga sfilata e parë si 17-vjeçar, por edhe për projektet e tij të ardhshme, si dhe bashkëpunimi me njerëz-figura ikona botërore.
Përpos karrierës së tij të bujshme, Valdrin Sahiti i ftuar tek emisioni ‘Radar’ me Edita Dolin ka zbuluar se është në përgatitje të tre librave autobiografik të tij.
“Tri libra autobiografik janë rrugës”, pohoi Sahiti teksa diskutohej për projektet e së ardhmes të afërt. Si dhe synimi tjetër që Sahiti e ka, është bashkëpunimi apo të punuarit me kompaninë prestigjioze “Dior”.
Sahiti: Stilisti është një ndër tre çelësat kryesorë të artistit
Sa i përket rolit të stilistit në paraqitjet skenike dhe të veshjeve të artistëve qoftë nga Kosova apo edhe mbarë bota, stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka thënë se një ndër tre çelësat kryesorë të artistit përbëhet nga krijimi që bën stilisti.
“Kurimi i imazhit është rreth 50%, i investimit shumë i madh, i ngritjes në karrierë, i rëndësisë çka ti përçon tek publiku dhe i korrelacionit se çka ti përçon dhe çka ti krijon. Stilisti është një nga tre çelësat kryesorë të artistit”, theksoi Sahiti.
Se me cilën nga artistet botërore ka bashkëpunuar për herë të parë, dizajneri Valdrin Sahiti shtoi se dy emrat e parë gjatë muajit të njëjtë ka qenë artistet Cardi B dhe Beyonce.
Teksa përmend artisten Beyonce, Sahiti ka potencuar se fillimisht artistja përmasat i ka pasur në numrat 46 italian, ndërsa ato evropian 44-46, e aktualisht është 38.
“Kontakti i parë nga të huajt ka qenë Cardi B dhe Beyonce, gjatë muajit të njëjtë. Beyonce ka qenë diku 46 italian ose 44-46 evropian. Ndërsa aktualisht është 38”, shtoi ai.
Hapat e parë të Valdrin Sahitit
Valdrin Sahiti paraqitjen e parë në fushën e modës ka qenë si një 16-17 vjeçar, nxënës i shkollës së mesme lartë, saktësisht nxënës i vitit dytë.
“Interesant se si kam nisur. Nuk kam mbaruar ndonjë gjë lidhur me artin. Nuk kemi pasur ndonjë artist në familje. Familje intelektuale, por fusha krejtësisht ndryshe. E nisa fillimisht në vitin e dytë të shkollës mesme, pavarësisht se isha nxënës i shkëlqyeshëm nuk integrohesha nga asnjë profesion tjetër. Nuk kam ditur as me vizatu e as me pre. Por, kam pasur një vizion i cili është më i madh se me dit me vizatu apo me pre. Më ka ndihmuar se mësohesh të bëja një skicë. Definimi i këtij ka dhënë kurajo dhe integritet për të qenë konsistent në çka unë kam nisur. Viti 2003, ka qenë viti i parë që kam bërë sfilatën e parë”, theksoi Sahiti.
Tutje, ai shtoi se në fillime e tij askush nuk ka besuar që ai do të bëjë emër me artin dhe të bukurën në modë.
Sahiti, teksa kujton koleksionin e sfilatës së parë, dytë e tretë, theksoi se duartrokitjet e publikut dhe ndezja e dritës kanë momentet kyçe që ai i ka thënë vetës “kjo është jeta jem”.
“Frame i parë ka qenë se ti krijon koleksion, duke krijuar koleksione formon art e duke bërë art, ti bëhesh i famshëm, bëhesh ai që ti do. Te koleksioni i parë janë disa momente në jetë që doken ‘palidhje’, por që kur janë dhez dritat dhe dëgjon duartrokitjet, unë kam kuptuar se kjo është jeta jem dhe nuk zgjedhi profesion tjetër”.
E sa i përket se a kanë shije në stil Kosova si vend, Sahiti ka potencuar se ka filluar “bastarndizmi” i tij shkaku i rrjeteve sociale dhe “filterilizimi” i fotografive.
“Kur përfaqësojmë një Institucion nga ora 08:00-16:00. Fillimisht, zyrtare dhe reprezentative para se me qenë e bukur, seksi, e dobët, nanë, qikë e mirë, qikë e keqe. Janë disa kode që e determinojnë paraqitjen tone zyrtare. Na nuk jetojmë në Los Angelos, ku gjithçka është brend sepse nuk është shoqëria e tillë, as ekonomia. Në Kosovë, duhet t’i japet aksesorëve rëndësi. P.sh çantat në botën e modës po cilësohen si investim i kohës. Aksesorët p.sh orët, këpucët etj janë industri investimi. Kur investojnë njerëzit i lejon njerëzit me kuptu se ‘e di unë çka është, ndoshta si kam 20 por i kam dy’.
‘Na kanë ndihmuar ndikimi i kulturave të ndryshme në vend sa I përket shijeve qoftë orientale, ballkanike, amerikano-evropiane. Vitet e kaluara ka ndikuar ndikimi i shijeve nga ballkani, krahasim me vendet përreth. Jemi vend me shije. Bastardizimi i shijes është bërë kohët e fundit shkaku i ‘filterilizimit’ nga rrjetet e ndryshme sociale”, shtoi Sahiti.