Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai e bëri këtë në një video-mesazh së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se babai i tij, Hashim Thaçi, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës ka qenë 39 vjeç.
“Faleminderit shumë kryetar për vizitën, babi në Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka qenë 39 vjeç. Me këtë rast dua t’ia uroj të gjithë shqiptarëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Endrit Thaçi.
Video-mesazhin e ka nisur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili edhe ia parashtrojë pyetjen të birit të ish-presidentit Thaçi, duke i thënë “Sa vjeç ka qenë Hashim Thaçi si kryeministër në ditën kur e shpalli Pavarësinë e Kosovës?”.
“Jam këtu me Endrit Thaçin në ditën më të rëndësishme të shtetit tonë. Fillimisht të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që jeni jua uroj Ditën e Pavarësisë së shtetit tonë. E sot në kuadër të fakteve interesante rreth pavarësisë dëshiroj ta pyes Endritin diçka: Sa vjeç ka qenë Hashim Thaçi si kryeministër në ditën kur e shpalli Pavarësinë e Kosovës?, u shpreh Krasniqi.
“Urime e mbarësi të gjithëve”, e mbyllën videon e tyre djali i Thaçit e Krasniqi.