Djali i Isa Mustafës për terminalin doganor: Urdhëroni dhe konfiskojeni, ose mbylleni këtë kompani

Besnik Mustafa, djali i sh-kryeministri të Kosovës, e ka ftuar Qeverinë Kurti II që ta konfiskojë terminalin ose ta mbyllë, pasi sipas tij, ai nuk është në pronësi të familjes së tij

Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës

 





“E unë u them, urdhëroni dhe konfiskojeni, ose mbylleni këtë kompani, por do të keni punë me shtetin slloven e jo me familjen Mustafa, sepse nuk është e familjes sonë, por para se ta bëni bisedoni me shtetin slloven. Nuk është as e LDK-së, prej së cilës, frikësoheni aq shumë”, kështu ka reaguar Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Musatafës.

Sipas tij, ata janë duke u akuzuar e shantazhuar nga partia në pushtet për Terminal Doganor, në të cilin, ata nuk janë pronar.

“Kompania ‘Intereuropa’ me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani sllovene me seli në Koper të Sllovenisë”, ka shkuar ai në Facebook.

“Por pushteti për nevoja të propagandës, kompaninë sllovene dhe terminalin e saj i bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për ta shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim”.

“Jeni në pushtet, i keni të gjitha mundësitë për t’i sqaruar pronësitë e kompanive, themeluesit e tyre dhe fitimet që ato i realizojnë edhe në rastin e terminalit që na e mveshni neve, që në fakt është gënjeshtër e konstruktuar, si për pronësinë ashtu edhe për fitimet”, ka shtuar ai.

Ai e përfundoi duke thënë se bartësit e pushtetit duhet të japin llogari para ligjit për gjëra të tilla, siç është shantazhim, tentime frikësimi dhe konstruksione të rrejshme.

 

Sot, si djem të Isa Mustafës, u akuzuam dhe u shantazhuam nga mediat e VV-së, -parti në pushtet për Terminal Doganor….

Posted by Besnik Mustafa on E hënë, 10 tetor 2022

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika