Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë sot pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Për këtë ka reaguar nipi i të ndjerit, djali i Hashim Thaçit, Endriti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar një mesazh prekës për gjyshin e tij.
“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe.”
