Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka arritur në Beograd.
Sipas raportimit të Euronews Serbia, është planifikuar që ai të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Trump Jr., një biznesmen dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump, ka vizituar Beogradin edhe vitin e kaluar, ku zhvilloi një takim me biznesmenë serbë për të diskutuar mundësitë e investimeve në Serbi.