Djali i Ukshin Hotit: Kidnapuesit e babit janë të lirë dhe kanë poste publike në Serbi

Në shënimin e 23-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, djali i tij gjatë homazheve ka deklaruar se Serbia po i lë të lirë dhe në poste politike kidnapuesit e babait të tij

Andin Hoti

Andin Hoti, djali i intelektualit, Ukshin Hoti, si kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur ka deklaruar se Serbia po i lë të lirë dhe në poste politike kidnapuesit e babait të tij dhe se Serbia, nuk po heq dorë prej politizimit të çështjes së të pagjeturve.

“Të gjithë publikisht i dinë emrat e atyre që e kanë kidnapuar babin nga burgu i Dubravës dhe ata sot jo vetëm që janë të lirë në Serbi, por edhe poste publike dhe rastësisht prej që e kam marr detyrën e kryetarit të Komisionit por edhe delegacionit për Persona të Zhdukur kam hasur në raporte të cilat delegacioni i Serbisë i ka dorëzuar tek ne në bazë të kërkesave të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të babit” , ka deklaruar Hoti.

Këtë deklaratë, ai e bëri në homazhet e ditës së shënimit të 23-vjetorit të zhdukjes së babit të tij, Ukshin Hoti, në shtëpinë muze të tij në Krushë të Madhe. Të cilën kanë vizituar familjarë, bashkëveprimtarë, e politikanë. Duke kërkuar që të zbardhet fati i tij, dhe duke e vlerësuar lartë veprimtarinë kombëtare të Hotit.

Gjithashtu, ai është shprehur se ditët si këto janë të mërzitshme për të gjithë familjarët e të zhdukurve, madje për familjarët e të zhdukurve lufta nuk ka përfunduar ende.

“Jemi 23 vite pas dhe në një apo formë tjerë, ende ne vuajmë dhe mbajmë shpresën dhe zgjohemi dhe kur e shoh hallën dhe zonjën Nustrete e di se çfarë dhimbje mund të kenë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje me shpresën se mos ajo Serbi kriminale që është sot po ndryshon mendje. Fatkeqësisht e njëjta Serbi, konsideroj unë, vazhdon të jetë edhe sot me mendje të tillë kriminale” ka thënë Hoti.

Hoti shprehu angazhimin e tij në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Jo vetëm për babin por për të gjithë personat e zhdukur përderisa ne me aq fuqi sa kemi jemi aty dhe nuk do të ndalemi asnjëherë nuk janë ndal as më herët dhe nuk janë ndal as sot dhe nuk do të ndalemi as në të ardhmen”, është shprehur Hoti.

Smajl Latifi

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur se ndriçimi i fatit të profesorit Ukshin Hoti dhe të gjithë të pagjeturve tjerë është detyrim ndaj familjarëve dhe shoqërisë

“Ndriçimi i fatit të profesorit Ukshin Hoti dhe i të pagjeturve të tjerë është detyrim ndaj familjes, ndaj shoqërisë, vendit tonë dhe në përgjithësi ndaj kombit shqiptar sepse ai përfaqëson vlerat më sublime që mund ta karakterizojë një intelektual vizionar i këtyre përmasave”, ka theksuar ai.

Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, liderët institucionalë kanë përkujtuar ditën e zhdukjes së tij.

Homazhe dhe vizitë në shtëpinë muze të veprimtarit, Ukshin Hoti sot ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërkaq, edhe liderët opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë përkujtuar Ukshin Hotin.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika