Digjet banesa në Tiranë, humb jetën foshnja gjashtëmuajshe

Në mëngjesin e 8 korrikut është djegur një banesë në Tiranë, shkaku dyshohet të jenë nga bombola e gazit. Si pasojë e këtij zjarri, foshnja gjashtëmuajshe ka humbur jetën. Ajo ka dalë e gjallë nga banesa, por ka ndërruar jetë në spital për shkak të asfiksisë

Ilustrim

Në mëngjesin e 8 korrikut në Tiranë, një banesë është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e këtij zjarri, foshnja gjashtëmuajshe ka humbur jetën.

Dorjana Bezat, gazetare e Top Channel, ka siguruar informacion se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë bombola gazit.

Në kohën kur zjarri kishte kapluar banesën, foshnja ishte vetëm me gjyshen, kurse nëna nuk ishte e pranishme në ato momente.

Në momentin e ngjarjes, gjyshja e foshnjës sapo kishte parë flakët, kishte dalë nga banesa. Ndërsa, foshnja kishte mbetur brenda deri kur kanë arritur zjarrfikësit.

Foshnja gjashtëmuajshe ka dalë e gjallë nga banesa, por ka humbur jetën në spital për shkak të asfiksisë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika