Djegia e shtëpisë së serbit në Istog, Haradinaj: Sulm i shëmtuar, vepër kundër përkushtimit tonë për stabilitet

Shtëpia e një serbi të cilit i janë dorëzuar çelsat të premten nga Qeveria e Kosovës është përfshirë nga zjarri ditën e hënë. Gjersa sulmin e quajti "të shëmtuar", në një postim në Facebook, kryetari i AAK-së Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se djegia e shtëpisë së qyetarit serb në Istog paraqet një vepër kundër përkushtimit të Kosovës për stabilitet.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

“Kosova, si një vend demokratik dhe me aspirata euroatlantike, i garanton të drejtat themelore për një jetë të sigurt dhe pronë të pacënueshme të gjithë qytetarëve të saj. Ne me krenari duhet të jemi konform kushtetutës sonë, duke marrë obligim për të mbrojtur dhe respektuar të gjithë në mënyrë të barabartë, për të bërë të mundur që secili të ndjehet si në shtëpinë e vet, duke përfshirë këtu të gjitha komunitetet. Djegia e një shtëpie e një qytetari serb, shtetas i Kosovës, është vepër e papranueshme, si dhe kundër përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet. Ftoj organet e rendit dhe të ligjit që sa më parë të sjellin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar!”, ka deklaruar ai.

Shtëpia e një serbi të cilit i janë dorëzuar çelsat të premten nga Qeveria e Kosovës është përfshirë nga zjarri ditën e hënë. Banorët e fshatit Veriq në Istog tregojnë rrëfime e histori për raportet e mira që kishin me fqinjin, Svetisllav Josiq, për çka nuk besojnë se ndokush nga lagjja mund ta ketë bërë këtë veprim. Edhe bashkëshortja e Svetisllavit, Vera Josiq, për RTV Dukagjini ka pohuar se me banorët kanë raporte të mirë, prandaj nuk ka ndonjë person, në të cilin, dyshon për zjarrin në shtëpi.

Për më shumë nga rrëfimet, kliko këtu.

Shtëpia e djegur në Istog, banorët thonë se s’ka të bëjë me probleme ndër-etnike

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika