Djegia e veturës në Leposaviq, Elshani: Policia dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë lidhur me djegien e veturës me targa serbe në Leposaviq

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me djegien e veturës me targa serbe që ndodhi sot në Leposaviq.

Elshani, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë së bashku me zjarrfikësit pas pranimit të informacioneve.

“Sipas informacineve që ne kemi, diku rreth orës 04:00, në mëngjes, kemi pranuar informacione që është duke u djegur një veturë afër shkollës teknike në qytetin e Leposaviqit. Policia ka reaguar bashkë me zjarrfikësit dhe ka hasur në një veturë që është duke u djegur, ndërsa janë dëmtuar edhe dy vetura tjera që kanë qenë afër, por me dëme më të vogla materiale”, ka thënë Elshani.

Ai është pyetur nëse kjo ka ndodhur për shkaqe politike, por ai u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë, derisa tregon se ka raste shumë interesante që ndodhin në veri e që nuk kanë të bëjnë me politikë, më të cilat përballen çdo ditë.

Ndërsa, për situatën në Zveçan pas largimit të trupave të KFOR-it, ai ka thënë se është e qetë.

“Policia ka numër të mjaftueshëm, afër dhe rreth komunës, që në rast se ndodh diçka, ne do të jemi aty”, ka thënë tutje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ai ka thënë se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, kanë patrullime të përbashkëta, dhe se, sipas tij, ata janë partnerë të besueshëm.

Në mëngjesin e sotëm, një veturë me targa serbe është djegur në Leposaviq.

Lexo më shumë: Digjet një veturë me targa serbe në Leposaviq

Në lidhje me rastin nuk është arrestuar ende ndonjë i dyshuar, teksa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika