“Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit”, Sylejmani: Serbia ka për qëllim t’i frikësojë qytetarët

Rrahman Sylejmani, kolonel në pension i Policisë së Kosovës, ka thënë se aktet e djegies së veturave në veri Serbia po i bën për t'i frikësuar qytetarët

Një veturë është djegur në orët e para të së martës në Leposaviq, e cila ishte e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ekipi në terren i RTV Dukagjini ka siguruar pamjet e veturës së saj, e cila ishte djegur pjesërisht dhe targat i kishte të Republikës së Kosovës (RKS).

Rrahman Sylejmani, kolonel në pension i Policisë së Kosovës, ka thënë se këto akte Serbia po i bën me qëllim të frikësimit të qytetarëve.

“Skenari i tyre asnjëherë nuk ka përfunduar, në këtë moment që po flasim për kohët e fundit. Mendojnë se si zakonisht të manipulojnë me votat e tyre, e dinë mirë se Listës Serbe i ka ra autoriteti dhe nuk ka ndikim si më herët, një akt i tillë lidhet edhe me zgjedhjet që tashmë Serbia i ka shpallur”, ka thënë Sylejmani.

Ai në emisionin “FIVE” ka thënë se ky akt i djegies së veturës është në vazhdën e incidentit të 24 shtatorit që të mos ketë qetësi në atë pjesë.

“Në vazhdën e incidenteve që ka ndodhë më 24 shtator, ka qenë një qetësi relative, por tash që kemi regjistrim të madh të veturave, Serbisë i pengon integrimi i qytetarëve”, ka vijuar ai.

Tutje, Sylejmani ka thënë se Policia e Kosovës duhet të vazhdojë aktivitetin e saj në dëmtim të këtyre grupeve që organizojnë akte të tilla.

“Pas aktivitetit të 24 shtatorit, Policia e Kosovës duhet ta shtojë aktivitetin e saj në dëmtim të këtyre grupeve. T’i qesë para drejtësisë, të mos mbeten anonim” ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika