DnV: Fushata zgjedhore e karakterizuar me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes

Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka thënë se nga fillimi i fushatës zgjedhore është vërejtur gjuhë e nxitjes dhe urrejtjes në baza politike.

Në një konferencë për media, ai ka shtuar se kjo javë ka qenë e karakterizuar nga përdorimi i gjuhës nxitëse dhe fyese.

“Sa i përket përdorimit të gjuhës së drejt dhe jodiskriminuese, që është një prej parimeve edhe vlerave të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar nga e kundërta. Këtë javë kemi pasur ashpërsim të gjuhës së përdorur në fushatë me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes ose urrejtjes në baza politike. Sipas intensitetit është e qartë që një gjuhë e tillë e shprehur sidomos nga aktivitetet e partisë në pushtet, pra Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitete e partive të tjera, përfshirë këtu LDK më 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitëse, fyese dhe e urrejtjes”, ka thënë ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pati nxjerrë vendimet e para për shkelje të ligjit gjatë tubimeve elektorale dhe shkaku i përmbajtjeve akuzuese dhe gjuhës së përdorur në fushatë, LDK-ja është gjobitur me 20 mijë euro, AAK-ja me 12 mijë euro dhe LVV-ja me 3 mijë euro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika