“Do punue koka, me prodhue toka”, Peci “ia nis” korrje-shirjes në Vushtrri

"Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit".

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot Ridvan Zymberin, një fermer nga Vushtrria, për të parë nga afër procesin e korrje-shirjes që ka filluar në vend.

Gjatë kësaj vizite, Peci ka bërë një postim në Facebook ku theksoi rëndësinë e përkrahjes së qeverisë dhe punës së zellshme të bujqve për sigurimin e ushqimit të përditshëm.

Një detaj që mori vëmendje gjatë vizitës ishte bluza e Pecit, ku ishte shkruar thënia: “Do punue koka, me prodhue toka.”

“Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit. Sot, në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, Ridvan Zymberi filloi korrje-shirjen.  Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.  Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme.  Përkushtimi ynë dhe puna e palodhur e bujqve tanë janë themeli i ushqimit tonë të përditshëm.  Për bukën e sofrës”, ka shkruar Peci në Facebook, teksa ka ndarë edhe disa fotografi nga vizita e tij në Vushtrri.

 

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika