Dodik kalon përsëri kufirin pavarësisht urdhërarrestit

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kaluar përsëri kufirin shtetëror pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij prej institucioneve qendrore, për t’iu bashkuar tubimeve në Beograd, të cilat po mbahen në mbështetje të qeverisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kaluar përsëri kufirin shtetëror pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij prej institucioneve qendrore, për t’iu bashkuar tubimeve në Beograd, të cilat po mbahen në mbështetje të qeverisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo s’është hera e parë që Dodiku kundërshton urdhrat e gjykatës. Në fund të marsit, ai ishte larguar nga Bosnja drejt kryeqytetit izraelit të Tel-Avivit, për të marrë pjesë në një konferencë kundër antisemitizmit.

Largimi i atëhershëm i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq u nis hetim mbi mënyrën se si ai e kishte kaluar kufirin shtetëror.

Një gjykatë në Bosnjë i pati bërë kërkesë organizatës ndërkombëtare më të madhe policore (INTERPOL) për urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Dodikut, mirëpo u refuzua.

Dodiku u dënua në muajin shkurt me një vit burgim dhe ndalim të posteve politike për gjashtë vjet, pasi kishte kundërshtuar vendimet e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, si dhe për shkelje të rendit kushtetues.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika