Dodik për Asociacionin: Kurti po iu shmanget detyrimeve ndërkombëtare

Lideri i serbëve në Bosnje e Hercegovinë (BeH), Milorad Dodik, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po iu shmanget detyrimeve ndërkombëtare duke mos themeluar Asociacionin

Milorad Dodik

Lideri i serbëve në Bosnje e Hercegovinë (BeH), Milorad Dodik, teksa ka folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i shmang detyrimet ndërkombëtare.

Dodik ka komentuar deklaratën e Kurtit, në të cilën ai krahasoi Republikën Srpska me Asociacionin.

“Themelimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, të cilën Kurti nuk dëshiron ta zbatojë, edhe pse ka karakterin e një detyrimi ndërkombëtar”, ka thënë Dodik, shkruan Kosovo-Online.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se Serbia dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk dëshiron marrëveshje. Sipas tij, Beogradi e do Asociacionin që Kosova të bëhet jonfunksionale.

Kështu ishte shprehur kreu i qeverisë në një intervistë për televizionin “N1 Sarajeva”, ku kishte ritheksuar se Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj, duke mos lejuar Serbinë që të kopjojë modelin e Bosnjë-Hercegovinës.

“Ne duam një marrëveshje, por, Beogradi e Vuçiqi duket se nuk e duan këtë. Duam marrëveshje që do ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj, dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Kemi përvojë të hidhur nga Bosnjë-Hercegovina dhe jemi shumë të kujdesshëm që Serbia të mos e kopjojë atë model edhe në Kosovë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës”, kishte thënë Kurti.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është destruktiv dhe se nuk do asgjë për serbët e Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika