Dodik për zgjedhjet lokale: Të shmanget ajo që ndodhi në veri të Kosovës

Milorad Dodik

Udhëheqësi i Republikës Sërpska, Millorad Dodik ka njoftuar se partia e tij dhe partitë e tjera në koalicion do të marrin pjesë në hapat përgatitorë për zgjedhjet e organizuara që do të mbahen më 6 tetor 2024 në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ka bërë një krahasim me zgjedhjet në veri të Kosovës duke thënë se dëshiron të shmanget ajo që ndodhi atje.

“Ne duam të shmangim atë që ndodhi në veri të Kosovës kur 3 për qind votuan dhe shpallën fitoren”, tha Dodik.

Përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe ka premtuar të imponojë ndryshime gjithëpërfshirëse në Ligjin Zgjedhor, duke përfshirë forcimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në nivel shtetëror.

Dodik ka thënë se Republika Sërpska do të refuzojë çdo imponim dhe se në vend të kësaj do të prezantojë ndryshime legjislative duke vënë komisionin zgjedhor të RS në krye të menaxhimit të procesit zgjedhor për të gjitha nivelet, përveç nivelit shtetëror.

Për më tepër, gjykimi i Dodik për moszbatimin e vendimeve të vitit të kaluar në Bosnjë e Hercegovinë është ende në vazhdim.

Nëse shpallet fajtor, Dodik mund të përballet me një dënim me burg dhe ndalim të vazhdojë si President i RS dhe të kandidojë për çdo zgjedhje të ardhshme.

Dodik – aleat i Kremlinit – është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, dhe shpesh ka nxitur tensionet etnike, si dhe ka kërcënuar me shkëputje të Republikës Sërpska prej Bosnje-Hercegovinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika