Dodik: Të hënën e marrim një vendim të përbashkët me Vuçiq për pjesëmarrje ose jo në Samitin e Tiranës

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka thënë se të hënën e pesë dhjetorit, bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq do të marrin një vendim të përbashkët nëse do të marrin pjesë apo jo në Samitin në Tiranë

Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiq





Të hënën e pesë dhjetorit, presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të vendosin nëse do të jenë pjesëmarrës në Samitin e Bashkimit Evropian, në Tiranë.

Dodik ka thënë se nëse presidenti serb nuk do të marrë pjesë në këtë samit, atëherë prania e Republika Srpska do të jetë e diskutueshme.

“Ndoshta Bashkimi Evropian nuk do të bëj asnjë përpjekje për të siguruar praninë e presidentit Vuçiç, por e rëndësishme është që nesër gjatë ditës të marrim një qëndrim të përbashkët nëse do të shkojmë apo jo”, ka thënë Dodik për Tanjug.

Dodik ka theksuar se në vlerësimin e tij për marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën, “Vuçiç ka shënuar shumë qartë të gjitha pikat e rëndësishme të marrëdhënies së padrejtë të vetë Bashkimit Evropian”.

“Kështu që nesër, pas bisedës së tij me njerëz të rëndësishëm, do të flasim sërish dhe do të harmonizojmë qëndrimin tonë”, ka thënë ai duke shtuar se “do t’i koordinojmë të gjitha me presidentin Vuçiq”.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se nuk do të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë.

Ai ka thënë se Serbia do të jetë në samit dhe se sipas tij, presidenti Vuçiq nuk ka rrugë tjetër.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç që të vijë në samit, dua ta them këtë me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vet besoj”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, ky samit është më i rëndësishmi në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, pasi të gjithë liderët e Evropës së bashkuar zbresin për herë të parë në Tiranë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika