Dogana arreston dy persona për shmangie doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për shmangie doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor.

Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dënueshme që lidhen me shmangien e detyrimeve doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare.

“Dogana e Kosovës, pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor. Personat e arrestuar përfshijnë pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të dënueshme.

Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për këto veprat:

  • Shmangie nga detyrimet doganore
  • Heqja dhe dëmtimi i vulave zyrtare dhe dëmtimi I plumbave”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, hetimet e para tregojnë se të dyshuarit kanë kryer këto vepra në të paktën dy raste të ndryshme. Ata akuzohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, me qëllim të shmangies së pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave të vendosura nga Dogana e Kosovës.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të dyshuarit kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta. Në mënyrë të veçantë  dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve dhe në mbrojtjen e integritetit të kufijve të Kosovës. Këto veprime tregojnë përkushtimin tonë të pandalshëm për të parandaluar çdo tentim për shmangie të detyrimeve doganore dhe për të siguruar që të gjithë ata që thyejnë ligjin të përballen me pasoja të ashpra”.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika