Dogana e Kosovës i konfiskon afër 30 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar të Vërmicës

Pikëkalimi kufitar në Vërmicë

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë arritur të parandalojnë futjen e 30 mijë eurove në formë ilegale. Në njoftimin e tyre thuhet se në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur një automjet me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, i cili kishte thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar brenda veturës së tij.

Pas ekzaminimit fizik të automjetit, atij i janë gjetur afër 30 mijë euro të padeklaruara.

“Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”, thuhet në njoftim.

Rasti më tutje ka vazhduar për hetime, derisa është bërë e ditur se është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika